Ballina Lajme Bota/Rajoni Autoritetet japoneze e kuptuan Covid-19 më mirë dhe më shpejt se të...

Autoritetet japoneze e kuptuan Covid-19 më mirë dhe më shpejt se të tjerët

37
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kur “Diamond Princess”, një traget në të cilin kishin shpërthyer raste me Covid-19, mbërriti në Japoni në muajin shkurt të këtij viti, u duk si një moment fatkeq. Një pjesë e vogël kërcënonte të kthente arkipelagun japonez në një rast më të madh.

Por duke e parë në retrospektivë, ekspozimi i hershëm u dha autoriteteve leksione që ndihmuan që epidemia e Japonisë të ishte më pak e prekura mes ekonomive të mëdha në botë, pavarësisht një rritje të rasteve  kohët e fundit.

Në total 2.487 njerëz kanë humbur jetën nga koronavirusi në Japoni, pak më shumë se gjysma e numrit total në Kinë dhe më pak njerëz sesa në një ditë të vetme në Amerikë,  gjatë javës së kaluar.

Japonia ka regjistruar vetëm 18 viktima për  miliona njerëz, një normë më e lartë se në Kinë, por larg nga më e ulëta në G7, një klub i demokracive të mëdha dhe të industrializuara. (Gjermania është në vendin e dytë, në 239.) Më i habitshëm është fakti se Japonia e ka arritur këtë sukses pa bllokime të rrepta, mbyllje totale ose prova masive – armët kryesore në betejën kundër Covid-19.

“Që nga fillimi nuk kemi synuar frenimin,” thotë Oshitani Hitoshi, një virolog i cili qëndron në një panel ekspertësh për të këshilluar qeverinë.

Kjo do të thotë identifikimin e të gjitha rasteve të mundshme, gjë që nuk është e mundur në një vend me përmasat e Japonisë, në një moment që shumica e rasteve shfaqin simptoma të lehta ose nuk kanë simptoma, argumenton Oshitani: «Edhe nëse i bëni testin të gjithëve një herë në javë, disa të dhëna do të mungojnë”.

Japonia kryen më pak teste në G7: një mesatare prej 270 në ditë për 1 milion njerëz, krahasuar me 4.000 apo më shumë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e  Madhe.

Në vend të kësaj, qeveria u përpoq të zbatonte leksionet e marra nga “Diamond Princess”. Pasi oficerë dhe infermierë të trajnuar u infektuan në bordin e anijes, pavarësisht protokolleve që iu dhanë të ndara në pika të ndryshme, ekipi i  Oshitani arriti në përfundimin se virusi u përhap në ajër.

Që në muajin në mars, zyrtarët japonezë filluan të paralajmëronin qytetarët që të shmangnin “san-mitsu” ose “3C”: hapësira të mbyllura, vende të mbushura me njerëz dhe kontaktet e ngushta. Ky vendim u përhap kudo nëpër mediat  sociale. Sondazhet e kryera në pranverë zbuluan se një shumicë e madhe po shmangnin përkufizimet e 3C. Shtëpia botuese “Jiyukokuminsha” së fundmi e shpalli atë “fjalën e vitit” për vitin 2020.

“Diamond Princess” gjithashtu frymëzoi një përqendrim të hershëm në grupe. Qeveria ngriti një task -forcë që sinjalizonte grupet që në muajin mars.

Këto njohuri i lejuan autoritetet të bënin dallime më të hollësishme për rreziqet, duke zgjedhur kufizime të përqendruara, në vend që të lëkundeshin midis ekstremeve të bllokimeve të rrepta dhe hapjes së vendit për të gjithë.

Nishimura Yasutoshi, ministri që mbikëqyr reagimin e qeverisë ndaj Covid-19, ka një pajisje që monitoron dioksidin e karbonit për të matur cilësinë e ventilimit gjatë takimeve të tij.

Studiuesit përdorën Fugaku, super kompjuterin më të shpejtë në botë, për të kontrolluar situata të ndryshme. Metrot e mbushura me njerëz paraqesin pak rrezik, nëse dritaret janë të hapura dhe pasagjerët mbajnë maska, insiston Nishimura.

Nëse ulemi në mënyrë diagonale, dhe jo përballë njëri-tjetrit kjo mund të ulë rrezikun e infeksionit me 75%.

Gjithashtu edhe kinematë janë të sigurta ndërsa shumica e kinemave në Perëndim janë të mbyllura.

“Demon Slayer”, u bë duke u bërë seriali i dytë me fitimet më të larta të vendit ndonjëherë. Por qeveria japoneze ka paralajmëruar për pesë rreziqe kryesore: festat me pije alkoolike; grumbullimi prej më shumë se katër personash; mos-mbajta e maskës, mos respektimi i distancës sociale dhe përdorimi i ambienteve të njëjta.

Sigurisht, këto njohuri nuk do të shërbenin për asgjë nëse njerëzit  do t’i kishin injoruar ato. Por japonezët ndoqën  këshillat e qeverisë për të qëndruar në shtëpi dhe për t’u karantinuar nëse do të shfaqnin ndonjë simptomë të koronavirusit.

“Ndonjëherë ne kritikohemi se jemi një shoqëri tepër homogjene, por unë mendoj se kjo luajti një rol pozitiv këtë herë,” thotë Nishimura.

Ndërsa amerikanët diskutuan nëse maskat e fytyrës ishin një sulm ndaj lirisë personale, japonezët i vendosën ato. Gjatë dhjetë javëve të para të sezonit të gripit këtë vjeshtë, Japonia konfirmoi vetëm 148 raste të gripit të zakonshëm, ose më pak se 1% të mesatares pesë-vjeçare për të njëjtën periudhë (17,000).

Edhe pse popullsia e Japonisë ka më tepër të moshuar dhe për këtë arsye është potencialisht më e rrezikuar ndaj Covid-19, popullsia e vendit në fakt është shumë e shëndetshme.

Vetëm 4.2% e të rriturve japonezë janë obezë. Kjo është norma më e ulët në OECD(Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik) dhe një e dhjeta e Amerikës.

Japonia gjithashtu ka një sistem të mirë të kujdesit shëndetësor. Vendi  madje kishte gjurmues të kontaktit  tepër efikas, pjesë e një rrjeti të themeluar të shëndetit publik që daton që nga vitet 1930.

Virusi është përhapur me shpejtësi javët e fundit, duke arritur në nivele rekord si në rastet ashtu edhe në numrin e viktimave ditore.

Qeveria ka dërguar një ekip mjekësor shtesë në vendet më të prekura. Por në të njëjtën kohë ajo ka dekurajuar kujdesin shëndetësor me një skemë që subvencionon turizmin e brendshëm dhe restorantet me ambientet jashtë, në  përpjekje për të ndihmuar ekonominë.

Edhe pse kjo duket se ka kontribuar në përhapjen e Covid-19, qeveria ka arritur ta mbajë nën kontroll dhe jo ta eliminojë atë. Ndërkohë edhe moti i ftohtë tani po i shtyn njerëzit në hapësirat 3C, siç ka ndodhur në të gjithë hemisferën veriore. Përktheu Sonila Backa/abc

---- ---- ----
-----