Ballina Arti Autori Colson Whitehead fiton çmimin Pulitzer për herë të dytë

Autori Colson Whitehead fiton çmimin Pulitzer për herë të dytë

10
SHPËRNDAJE

Autori amerikan Colson Whitehead fitoi për herë të dytë çmimin Pulitzer për prozën letrare, duke u bërë shkrimtari i katërt që ka marrë dy herë këtë çmim të rëndësishëm.

Ai u vlerësua për librin “The Nickel Boys”, i cili  tregon abuziimin e djemve zezakë në një shkollë riedukimi për të mitur në Florida.

Whitehead, një 50-vjeçar nga New Yorker, e fitoi çmimin në vitin 2017 në të njëjtën kategori për librin e tij “Underground Railroad”. Para tij, vetëm Booth Tarkington, William Faulkner dhe John Updike kishin fituar dy herë Pulitzer për fiction.

“The Nickel boys” u frymëzua nga historia e tmerrshme e jetës reale në Shkollën e riedukimit për djem në  Florida, ku fëmijët e dënuar për vepra të vogla iu nënshtruan abuzimeve të dhunshme.

Çmimet e vitit 2020, të shtyra për disa javë për shkak të koronavirusit, u shpallën në distancë këtë vit nga dhoma e ndenjes e administratores së Pulitzer, Dana Canedy.

-----