Ballina Lajme nacionale Austriaku që u ndalua për mashtrim me viza kritikon kosovarët: Marrin këshilla,...

Austriaku që u ndalua për mashtrim me viza kritikon kosovarët: Marrin këshilla, por s’paguajnë

24
SHPËRNDAJE

Austriaku që u ndalua për viza kritikon kosovarët.

Kronika e mëposhtme ka të bëjë me rrëfimin e një austriaku i cili u lirua nga policia pas 48 orësh mbajtjeje, me dyshimin se mashtroi kosovarët për viza.

Ai po mohon çdo dyshim, teksa ka plot ankesa në drejtësinë kosovare.

“Unë këshilloj njerëz se si të kalojnë në procesin e marrjes së një vize. Fillimisht i kam ndihmuar disa miq të mi që të marrin vizë amerikane, pasi që janë më lehtë të aprovohen se vizat austriake. Nuk u kam marrë të holla sepse ishte mes miqsh. Pastaj mendova se ishte një lloj marketingu dhe fillova të merrem me këtë. Por unë nuk bëj viza sepse këtë e bën ambasada”, shprehet ndër të tjera ai.