Ballina Showbiz Aurela Gaçe rrëfen si u dashurua me Skerdin

Aurela Gaçe rrëfen si u dashurua me Skerdin

75
SHPËRNDAJE

Aurela Gaçe ishte e ftuar sot në emisionin “Rudina”, ku foli për koncertin e saj recital që mbajti një javë më parë në Amfiteatrin e Liqenit në Tiranë dhe jetën e saj private.

Mes bisedës, Rudina e pyeti këngëtaren nga Vlora për njohjen me partnerin Skerdi dhe sesi ra në dashuri me të dhe Aurela nuk ngurroi të tregonte.

Ajo u shpreh se ka qenë Dr. Flori ai i cili i ka njohur dhe se dashuria lindi gjatë takimeve me Skerdin për punën.

Ja rrëfimi i këngëtares:

Aurela: Dr. Flori më tha: Njoh një djalë që mendoj se të duhet për punën për të cilën po flisnim. U takuam. U pamë sy më sy. Ai po më vononte pak për këtë cështjen (qesh).

“Hera e parë kur u ulëm në tavolinë po përgatisja këngën “Cash” dhe thashë, ‘Do flas për vajzat që e duan djalin deri sa të ketë numrin me 20”.

Skerdi: Po përse po e bën këtë këngën, kush është qëllimi?

Aurela: Unë thashë me vetë, këtij i djeg se jep lek për vete dhe fillova: ‘Sepse vajzat që punojnë ndihen keq se mendojnë se vetëm ashtu mund të arrihet suksesi”.

“Më vonë nga takimet e shumta që bënim, e kuptova që nuk i shpëtoja dot!”

“Falenderoj Zotin që ma solli në rrugën time. Më ka bërë një njeri më të lumtur më ka bërë të them që dua të jetoj me ty. Nuk e besoja këtë gjë se mund të ndodhte. Nuk e besoja se mund të rrija me muaj të tërë nën një çati me një njeri”, u shpreh Aurela.

The post Aurela Gaçe rrëfen si u dashurua me Skerdin appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

-----