Ballina Showbiz Aurela Gaçe i dedikon fjalet me te embla vajzes se saj

Aurela Gaçe i dedikon fjalet me te embla vajzes se saj

8
SHPËRNDAJE

Familja e këngëtares Aurela Gaçe gëzon sot pasi vajza Grace feston ditëlindjen.

Vogëlushja mbush 8 vjeç dhe mami Aurela ka thënë fjalët më prekëse për të në një postim në Instagram.

Aurela ka publikuar një foto ku shfaqet pranë vajzës dhe fjalët që i ka dedikuar janë kaq të bukura!

“8 vite me ty pasuria ime. Edhe 100 vite të kesh o kuptimi i jetës sime. Grace 8 vjeç, hiri i perëndisë”, shkruan artistja.

Grace është mbështetësja më e madhe e mami Aurelës dhe ajo shihet shpesh pranë saj.

Në koncerte, palestër dhe në përditshmëri Grace është gjithmonë pranë së ëmës.

The post Aurela Gaçe i dedikon fjalet me te embla vajzes se saj appeared first on lajmi fundit – lajmi i fundit.