Ballina Lajme nacionale Atmosferë e zymtë në rrugët e Mitrovicës për pritjen e vitit 2020

Atmosferë e zymtë në rrugët e Mitrovicës për pritjen e vitit 2020

29
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Mbrëmë është shënuar nata e ndërrimit të motmoteve.

Festa për ndërrimin e moteve ishte e zbehtë në Mitrovicë.

Përkundër dekorimeve, sheshet e qytetit ishin të zbrazëta pak orë para ndërrimit të moteve.

Derisa në qendër të Mitrovicës situata ishte e qetë, atmosferë festive në vendet e tyre të punës kanë krijuar punëtorët e Emergjencës dhe të Brigadës së Zjarrfikësve, raporton KTV.

Vitin 2020, në gjendje gatishmërie për çfarëdo intervenimi, e kanë pritur kujdestarët e Qendrës emergjente.

Viti që lamë pas nuk ishte i lehtë për ta.

Orët e fundit të 2019-s, në Emergjencë i ka kaluar edhe pacienti Adem Musliu.

Në gjendje gatishmërie ishte edhe Brigada e Zjarrfikësve në Mitrovicë.

Për shumicën prej tyre kjo nuk ishte hera e parë që e presin në vend të punës ndërrimin e viteve.

Më pak raste për të intervenuar, ishin urimet e punëtorëve të mjekësisë emergjente e të zjarrfikësve në këtë qytet.

---- ----
----
-----
-----