Ballina Sport Atletët shqiptarë ngrenë flamurin shqiptar në mes të Beogradit

Atletët shqiptarë ngrenë flamurin shqiptar në mes të Beogradit

21
SHPËRNDAJE

Atletika shqiptare bën një tjetër paraqitje të shkëlqyer në arenën ndërkombëtare, këtë radhë në Meetingun e Sallave të Mbyllura të zhvilluar në Beograd të Serbisë.

Ishin Izmir Smajlaj dhe Franko Burraj ata që i dhanë medalje Shqipërisë në këtë eveniment në disiplinat respektive; kërcim së gjati dhe 400 m duke fituar pikë për në Lojërat Olimpike të Tokios.

Në garën e kërcimit së gjati, Smajlaj arriti të fitojë medaljen e artë  teksa kërceu 7.94 m një rezultat ky që ishte më i mirë se ai i arritur në kampionatin Ballkanik të zhvilluar në Turqi. Ndërsa Franko Burraj triumfoi në garën e 400 m për meshkuj disiplinë, të cilën e ai e fitoi me kohën 47.20 sekonda.