Ballina Lajme nacionale Atentati ndaj boksierit shqiptar, biznesmeni: Djali im nuk ka gisht

Atentati ndaj boksierit shqiptar, biznesmeni: Djali im nuk ka gisht

80
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

 

Dy persona u arrestuan për plagosjen e një ish-boksieri 32-vjeçar shqiptar, në Peristeri, të Greqisë, ngjarje e ndodhur një ditë më parë.

Ndërsa sot, mediat greke kanë publikuar detaje të reja nga atentati.

Një nga dy të arrestuarit si autorë të dyshuar, është djali i një biznesmeni të njohur në Greqi, Jorgos Leventakis.

Ky i fundit duke folur për gazetën greke Protothema, ka mohuar që i biri te kete gisht ne plagosje.

Jani ishte në vendin e gabuar në kohën e gabuar. Djali nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen. As nuk dhunoi, as nuk qëlloi. Ai nuk kishte as armë. Kishte vetëm një shumë të madhe parash. Ndërsa personi tjetër është nipi im, dhe punon në ndërmarrjen time. As ai nuk e njeh shqiptarin”, tha biznesmeni grek, pronar anijesh.

Sipas tij, i biri ndodhej në vendin dhe në kohën e gabuar pasi kishte shkuar vetëm për të blerë një makinë.

Unë ju them me përgjegjësi, ai nuk ka goditur ose qëlluar askënd. Kjo dëshmohet edhe nga dëshmitarët ”, shton biznesmeni grek.

32-vjeçari u sulmua duke u qëlluar me armë dhe me leva hekuri./oranews

The post Atentati ndaj boksierit shqiptar, biznesmeni: Djali im nuk ka gisht appeared first on RTV21.

---- ----
----
-----
-----