Ballina Sport Atalanta dhe Napoli e nisin me fitore bindëse, debuton Rrahmani. Roma i...

Atalanta dhe Napoli e nisin me fitore bindëse, debuton Rrahmani. Roma i falet Dzekos

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Roma e nisi me fitore vitin 2021. Ekipi verdhekuq mposhti 1-0 në “Olimpico” Sampdorian dhe është ngjitur përkohësisht në vendin e tretë. Golin e fitores e realizoi Edin Dzeko në minutën e 72-të, teksa Marash Kumbulla e ndoqi gjithë ndeshjen nga pankina.

Napoli nuk u përmbajt në transfertë. Ekipi i Gattusos triumfoi 1-4 në fushën e Cagliarit. Sardët luajtën me një lojtar më pak prej minutës së 65-të (Lykogiannis u ndëshkua me të kuqe), teksa golat e miqve u realizuan nga Zielinski (2x), Lozano dhe kapiteni Insigne.

Amir Rrahmani debutoi me Napolin ditën e sotme. Gattuso e hodhi në fushë kapitenin e Kosovës në minutën e 49-të, ndërsa Elseid Hysaj e pa gjithë përballjen nga stoli. Fitore e thellë edhe për Atalantën. Zikaltrit shkatërruan në shtëpi 5-1 Sassuolon.

Berat Gjimshiti si gjithmonë titullar. Duvan Zapata shënoi një dygolësh, teksa Pessina, Gosens dhe Luis Muriel kompletuan triumfin me “manita” të djemve të Gasperinit, të cilët korrën suksesin e tretë radhazi shtëpiak në Serie A.

Pa fitues u mbyllën sfidat Genoa-Lazio (1-1) dhe Fiorentina-Bologna (0-0). Bardhekaltrit nuk e shfrytëzuan avantazhin e Ciro Immobiles në pjesën e parë, pasi Destro barazoi pas një ore lojë. 9 minuta aktivizim për Vedat Muriqin dhe pankinë për Thomas Strakoshën.

Dy përballjet e tjera u mbyllën me fitoren e ekipeve udhëtuese. Torino u kthye te tre pikët pas një kohe të gjatë pas triumfit 0-3 në fushën e Parmes, ndërsa Hellas Verona iu fal golit të Zaccagni 15 minuta përpara fundit për t’u larguar me 3 pikë nga fusha e Spezias.

---- ----
-----