Ballina Lajme nacionale Asnjë rast me koronavirus, Kosova pezullon mësimin deri më 27 mars

Asnjë rast me koronavirus, Kosova pezullon mësimin deri më 27 mars

49
SHPËRNDAJE

Qeveria e Kosovës në mbledhjën që mbajti para pak minutave mori masa kundër koronavirusit duke pezulluar mësimin deri më 27 mars.

Gjithashtu në mbledhjen e qeverisë u vendos edhe për disa masa të tjera në luftën kundër koronavirusit: Pezullimi i përkohshëm i linjave ajrore dhe tokësore, të gjithë udhëtarët që do të kontrollohen në hyrje-daljet e Kosovës, dhe të gjitha aktivitetet publike do të mbyllen përkohësisht.

Kryeministri i Kosoës, Albin Kurti u ftojë që të miratohen propozimet për masat kundër koronavirusit, dhe qeveria e miratojë propozimin e kryeministrit me të gjitha votat pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Fatmirësisht nuk raportohet asnjë i infektuar në Kosovë.

----- ----- ----- -----