Ballina Arti Ashtu siç e kishte lënë amanet, përcillet për në banesën e fundit...

Ashtu siç e kishte lënë amanet, përcillet për në banesën e fundit aktori i madh Rikard Ljarja

69
SHPËRNDAJE

Një ditë më parë ndërroi jetë aktori dhe regjisori i madh, Rikard Ljarja. Ai vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Ndërkohë ditën e sotme, Ljarja është përcjellë për në banesën e fundit. Familjarë, të afërm dhe kolegë të tij e kanë përcjellë me duartrokijte aktorin.

Ljarja do të prehet në Shkodër, në qytetin ku ka lindur, ashtu siç ai e kishte lënë amanet.

Rikard Ljarja do të mbahet mend si aktor protagonist në shumë filma, si “Fletë të bardha”, “Pesha e kohës”, “Dueli i heshtur”, “Ndërgjegjia” dhe si regjisor e aktor në filmin “Skëterr 43”, “Në pyjet me borë ka jetë” etj. Ai ka krijuar mjaft personazhe në filmat e tij që kanë mbetur në fondin e kinematorgrafisë shqiptare.

 

-----