Ballina Lajme nacionale Asgjësohet një sasi e madhe e mishit në Bashkësinë Islame

Asgjësohet një sasi e madhe e mishit në Bashkësinë Islame

36
SHPËRNDAJE

Një sasi e madhe e mishut është asgjësuar.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka asgjësuar rreth 21 ton mish, lloji i gjedhit në një depo të Bashkësisë Islame të Kosovës.

AUK pas kontrollit në BIK ka konstatuar se mishi i cili gjendej në depo ishte prishur dhe se nuk i plotëson kushtet për konsum.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i AUK, Lamir Thaçi.
Ai ka thënë se inspektorët kanë kontrolluar mishin në depot e BIK-ut, dhe kanë vlerësuar se mishi nuk është ngrirë në kohë.

“Kapaciteti ftohës i depos nuk ka arritur që të ngrijë mishin në temperaturën e nevojshme ruajtëse dhe si pasojë ka ardhë deri tek kontaminimi apo prishja e mishit. Nga kontrolli fizik dhe organoleptik është konstatuar se mishi ka filluar të ndërrojë ngjyrë, disa nga paketimet kanë pasur rrjedhje gjaku, që dëshmon se mishi është shkrirë e ri-ngrirë dhe ka filluar të kundërmojë erë (ka filluar procesi i putrifikimit)”, ka thënë zëdhënësi i AUV, Lamir Thaçi.

Thaçi shtoi se vendimi për asgjësimin e mishit është marrë bazuar në të gjeturat gjatë kontrollit.

“Bazuar në ligjet në fuqi dhe procedurave standarde të kontrollit, bazuar në të gjeturat e lartëcekura, inspektorët kanë vendosur që të bëhet asgjësimi i gjithë sasisë prej 21 ton për shkak sepse nuk i plotëson kushtet për konsum”, pohoi ai.

-----