Ballina Lajme Asgjë zyrtare se udhtarët që hynë në Serbi do të dërgohen në...

Asgjë zyrtare se udhtarët që hynë në Serbi do të dërgohen në karantin në Banjën e Bujanocit

1550
SHPËRNDAJE

Një lajm po qarkullon sot në disa faqe në facebook që shtiren se po e informojnë popullin e kryesisht banorët e Luginës.

Lajm është se qytetarët që futen nga kufiri Tabanoc-Preshevë në Serbi nga Maqedonia, do të mbyllen për minimum 14 ditë në karantinë në banjën e Bujanocit.

Mirëpo, ky deri në këtë moment është lajm i rrejshëm apo FAKE NEWS, pasi as organet policore as ato shëndetësore as të MPB-së, nuk e kanë konfirmuar apo nuk kanë lajmruar për një vendim të tillë.

I ftojmë mediat që po ngjallin panik dhe dezinformata kur nuk na duhen fare te populli, t’i fshijnë këto shkrime apo t’i demantojnë.

Bujanoci.Net në bazë të burimeve që posedon në institucionet shtetërore do ta informojë popullin në çdo moment për çfar do lajmi që kontribon kryesisht në Luginën e Preshevës!

/Bujanoci.Net/