Ballina Lajme nacionale Asambleistja e LDK-së kaloi në Vetëvendosje

Asambleistja e LDK-së kaloi në Vetëvendosje

22
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Asambleistja e LDK-së në komunën e Ferizajt, Yllkë Neziri sot iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i VV-së, Albin Kurti, i cili theksoi se Neziri është asambleistja më e votuar e LDK-së në komunën e Ferizajt.

“Yllka rrjedh nga një familje intelektualësh, ka gradën Bachelor në drejtimin Banka, Financa dhe Kontabilitet, dhe Master në po të njëjtin drejtim. Ajo ka përvojë si financiere dhe në fushën e kontabilitetit në sektorin privat, aktualisht mban pozitën e Financieres në KRM Pastërtia Sh.A. Ajo po ashtu është anëtare e Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin Komunal të Ferizajt, dhe tani e tutje do të jetë një vlerë e shtuar në grupin e asambleistëve të Lëvizjes në Ferizaj.”, shkroi Kurti në facebook./21Media

The post Asambleistja e LDK-së kaloi në Vetëvendosje appeared first on RTV21.

---- ----
----
-----
-----