Ballina Lajme nacionale As sot s’ka takim Kurti- Mustafa, nuk kryejnë punë as gjermanët

As sot s’ka takim Kurti- Mustafa, nuk kryejnë punë as gjermanët

4
SHPËRNDAJE

As zyrtarët gjermanë nuk po kryejnë punë te Kurti e Mustafa, as sot s’ka takim.

Albin Kurti dhe Isa Mustafa nuk dihet nëse do të takohen sot.

Së paku deri tash nuk ka ndonjë konfirmim për takim.

“Ende s’kam ndonjë informacion për takim”, ka thënë Arlind Manxhuka zëdhënësi për media i VV-së

Kurti dhe Mustafa për herë të fundit janë takuar të shtunën e kaluar, një takim që ka zgjatur rreth 3 ore dhe i cili ka përfunduar pa marrëveshje

Dje, dy anëtarët e Bundestagut gjerman, Christian Schmidt dhe Peter Beyer, kanë takuar liderin e LVV-së Albin Kurtin dhe kreun e LDK-së Isa Mustafën, nga të cilët kanë kërkuar të veprojnë në krijimin sa më të shpejtë të qeverisë së ardhshme. Kërkesën e njëjtë në drejtim të këtyre dy partive e ka drejtuar edhe Zyra e BE-së në Kosovë, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë dhe ajo e Britanisë së Madhe.

----- ----- ----- -----