Ballina Lajme nacionale As sot qytetarët nuk pajisen me targa

As sot qytetarët nuk pajisen me targa

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Qytetarët e Kosovës, as sot nuk janë pajisur me targa.

Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se prej sot qytetarët mund t’u drejtohen Qendrave për Regjistrim të Automjeteve në të gjitha komunat për t’u pajisur me targa.

MPB njoftoi se tashmë është shpallur kompania fituese për pajisje me targa, duke kërkuar falje nga qytetarët për pritjen e deritanishme.

Por pavarësisht këtij njoftimi, qytetarët nuk kanë arritur që të pajisjen me to.

Qytetarë të shumtë kanë shkruar në adresë të Indeksonline duke bërë të ditur se nuk kanë arritur të sigurojnë targat për automjetet e tyre, pasi që të njëjtat nuk kanë ardhur në Qendrat për Regjistrim të Automjeteve.

Një qytetar nga Klina është shprehur se ka qenë dy herë gjatë ditës së sotme në këtë qendër, por që zyrtarët e kësaj qendre theksuan se deri të mërkurën nuk mund të sigurojnë pajisjen me targa.

Në të njëjtin problem kanë hasur edhe disa të tjerë që kërkuan pajisje me targa në Prishtinë, Deçan e disa komuna të tjera.

Indeksonline ka provuar të marrë përgjigje nga MPB lidhur me këto vonesa, por që të njëjtit nuk janë përgjigjur.

---- ----
----
-----
-----