Ballina Showbiz As me Sarën dhe as me Fifin, aktori i humorit flet për...

As me Sarën dhe as me Fifin, aktori i humorit flet për herë të parë edhe për ndarjen nga Jonida (FOTO)

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Prej disa javësh, çifti i shumë përfolur, Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj, nuk është më bashkë. Ende nuk dihet arsyeja e ndarjes së tyre, por ata në një moment fshinë postimet ku shfaqeshin bashkë në rrjetet sociale.

Lidhur me këtë ka folur së fundmi aktori i njohur i humorit. I ftuar në “ThumbOn”, Romoe ka pranuar se është single, pasi është ndarë dhe hodhi poshtë të gjitha thashethemet mbi një lidhje me Fifin apo Sara Kolamin.

“Çfarë ka ndodhur është e shkuara, anija u mbyt bashkë me kapitenin. Sado ta riparosh Titaniku nuk lundron më”, tregoi aktori. Në fund të bisedës, Romeo shtoi se ndarja ishte paqësore dhe tashmë me Jonidën janë miq.

Ndërsa i pyetur në lidhje me romancat e tjera të përfolura, Veshaj u shpreh: “Sara Kolamin jo, s’ka patur asgjë mes nesh, se njoh as personalisht. Fifin e kam xhan e kam shumë shoqe. Xheisaran jo, nuk më ka ngacmuar, nuk bëj nga këto. Nuk ka asgjë, unë për herë të parë e dëgjova tek emisioni juaj. Këto janë punët e portaleve. Nëse diçka do ndodhi në jetën time private do jem i pari që do e shfaq”.

---- ----
----
-----
-----