Ballina Lajme nacionale “As hasmi mos e përjetoftë”/ Vëllai i vdiq tek Infektivi dhe ndaj...

“As hasmi mos e përjetoftë”/ Vëllai i vdiq tek Infektivi dhe ndaj dy mbesave nisi hetimi, ish-deputeti i PD reagon i prekur

22
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Lajmi i Fundit
“As hasmi mos e përjetoftë”/ Vëllai i vdiq tek Infektivi dhe ndaj dy mbesave nisi hetimi, ish-deputeti i PD reagon i prekur

Ish-deputeti Vili Minarolli, ka reaguar në lidhje me çështjen penale të ngritur nga mjekja Migena Qato ndaj mbesave të tij të cilat akuzuan spitalin Infektiv se babai iu vdiq pa marrë shërbimin e kujdesshëm shëndetësor.

Minarolli shprehet se mbesat e tij duhet të përjetojnë krahas humbjes së babait, tashmë edhe një procedim gjyqësor në një kohë kur edhe e ëma e tyre është me infeksion në shtëpi.

Ish-deputeti shprehet me qytetari se askush mos e përjetoftë atë që po përjetojnë të afërmit e tij dhe kërkon nga njerëzit ta gjykojnë vetë se kush ka të drejtë në këtë histori.

Reagimi i Minarollit:

Te dashur miq te fb dhe me tej, u informova se mjekja e infektivit qe permendet me emer nga dy mbesat e mija ka hapur nje ceshtje penale?!! ndaj tyre. E drejta e saj.

Po ju drejtohem edhe juve te jepni gjykimin tuaj: Mendoni sikur secili prej jush te ndodhej ne ate situate kur babai i tyre, idhulli i tyre ne castet e fundit te jetes u kerkonte ta nxirrnin nga ai vend ku e kishin lene te braktisur dhe nuk e prekte njeri me dore dhe ne komunikim me mjeken ajo u thoshte se po i benin skaner dhe te gjitha mjekimet. Pas disa castesh babai i tyre ndërroi jete.

Tani gjykoni dhe ju, ke duhet te besonin vajzat, babane apo mjeken?

Njeri nuk thoshte te verteten dhe ne kete rast ai/ajo quhet genjeshtar. Ka emer tjeter? Pastaj mendoni gjendjen psikologjike te tyre ne ate moment!

Tani atyre u duhet te perballen edhe me nje procedim gjyqsor kur kane edhe te jemen me infeksion ne shtepi. Nuk i shkruajta keto rradhe per te ndikuar tek drejtesia.

Ajo te beje detyren e saj, por si duket ne vendin tone humanizmi dhe njerezorja po i humbet vlerat. Asnje mos e perjetofte (edhe hasmii )ate qe perjetuan dhe vazhdojne te perjetojne mbesat e mija.

“As hasmi mos e përjetoftë”/ Vëllai i vdiq tek Infektivi dhe ndaj dy mbesave nisi hetimi, ish-deputeti i PD reagon i prekur
Jonida Dama

---- ----
----
----- ----
-----