Ballina Lajme nacionale Artistët kosovarë protestojnë në Prishtinë për prishjen e Teatrit Kombëtar (fotot)

Artistët kosovarë protestojnë në Prishtinë për prishjen e Teatrit Kombëtar (fotot)

33
SHPËRNDAJE

Artistët kosovarë kanë dalë në protestë para Teatrit Kombëtar të Kosovës në shenjë solidariteti me protestat në Tiranë. Reagimi vjen pas shembjes së sotme të Teatrit Kombëtar në Shqipëri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në shesh, duke respektuar distancimin social e duke mbajtur pankarta, ata thërritën “Muret i shembët, por jo Teatrin”, “Unë jam Teatri”, duke shprehur mbështetjen për kolegët dhe qytetarët në Tiranë.

Dhjetëra qytetarë e artistë për më shumë se 10 minuta kanë qëndruar me pankartat në duar, duke respektuar distancën fizike, në shenjat e kuqe që janë bërë te sheshi “Skënderbeu”, në kryeqytet.

Ndërkohë që Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri i Gjilanit, Teatri “Hadi Shehu” – Gjakovë”, Teatri “Bekim Fehmiu” Prizren, Teatri “Adriana” – Ferizaj”, Teatri “Muharrem Qena” – Mitrovicë, Qendra Multimedia”, “Teatri Oda”, Teatri “Urban”, “Etno Teatri – Kukaj”, kanë anuluar shfaqjen “Skënderbeu ose dashuri dhe liri”, e cila ka qenë e planifikuar në kuadër të kalendarit online/livestream.

-----