Ballina Lajme nacionale “Artist, o njish politika është shah”, Rama i vërsulet Bashës pas reagimit...

“Artist, o njish politika është shah”, Rama i vërsulet Bashës pas reagimit për avokatin gjerman

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Krydemokrati Lulzim Basha akuzoi pak minuta më parë kryeministrin Edi Rama se do të shkojë të rrisë faturën e borxhit të Shqipërisë, pasi e ka të humbur gjyqin që do të hapë në Gjermani me gazetarin e BILD, Peter Tiede.

Kreu i PD gjithashtu zbuloi shifrat marramendëse që do të paguhet avokati i Ramës që faturon të paktën 13 euro për minute. Pikërisht për këtë reagim i është kundërpërgjigjur kryeministri, duke thënë se e vërteta për ato akuza do të dalë në shesh.

Rama ndërkohë i kujton Bashës akuzat për financime ruse për Partinë Demokratike, duke nënvizuar se rivali i tij është i pandehur.

“Artist, ti nuk zhgënjen kurrë, je njish! Je i pandehur për qindramijëra euro ruse a dreqi e di ç’janë, të cilat po dreqi e di sa versione do sajosh deri në gjyq për t’i justifikuar dhe del e bilbilon për krimin që do paguaka avokatin gjerman për të luftuar lirinë e medias në Gjermani.

Se kuptove kurrë o njish që është shah politika, jo kukamçefthi as topa luftash, po mos u mërzit! Gjyqi do bëhet në Gjermani, faturat do publikohen në Shqipëri dhe e vërteta për tërë atë çorbë të prishur që gatuat, për ta helmuar këtë vend e miqtë e tij, do dalë e plotë. Gjermanisht”, shprehet Rama.

 

---- ----
-----