Ballina Arti Artan Fuga publikon fotografinë: Të gjithë më shihnin me habi dhe thoshin...

Artan Fuga publikon fotografinë: Të gjithë më shihnin me habi dhe thoshin “po ky ç’pati” por veç trupi im e kuptonte, kisha veshur pantallona meshini

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Artan Fuga ka publikuar një fotografi ku ka përshkruar momentin e shkrepjes.
Ai thotë se të gjithë po habiteshin nga sjellja e tij dhe kujtuan se mos kishte probleme psikologjike.

Filozofi thotë se në atë moment trupi i thoshte diçka por mendja nuk ja rrokte.

Më poshtë postimi i plotë:

Duke pritur teatrin e ri të vjetër!

Atë ditë se çfarë më hypi në kokë të bëja këtë foto. Miqtë e mi më panë me habi! Ata ruanin teatrin. Unë kisha vajtur t’i shihja pak.
Po ky ç’pati?
Veshur me pantallona meshini, me këpucë me qafa, me kapele paramilitari, mbi skenën e teatrit, si për ta pushtuar. Nuk e kuptoja atë ndjesi, atë dëshirë të papërmbajtëshme.
A do ma bëjë njeri një foto këtu apo të iki nga kam ardhur ?
Tani e kuptoj që trupi më thoshte diçka por mendja nuk ma rrokte.
Psiqika e pandërgjegjshme më thoshte se ai teatër që e kishin tradhtuar aktorët – që do bënin më vonë vaksinën me hile – mund të mbrohej vetëm me forca paramilitare, ndryshe e kishte të humbur davanë. Kot bënim llogje.
E dyta, që ai teatër do të binte nën sulmin e dhunëshëm të forcave policore. Aktori i fundit në skenën e atij teatri, pra të historisë të teatrit kombëtar do të ishte polici që me një shkop dore në dorë do të vërtitej rreth skenës duke e rrotulluar shkopin mbi kokat e civilëve artdashës.
Ishte aktrimi i fundit që në fakt ishte i vërtetë. Vdekja e atij teatri ishte një tragjedi shekspiriane ku në skenë u luajt drama e shkatërrimit të tij të vërtetë.
Ishte drama e fundit që ishte e vërtetë.
Kishte kohë që nuk viheshin në skenë drama shqiptare.
Por e fundit ishte shqiptaro-barbare.
Lezja pa turp mbi traktor e shëmbi. Që duhej ta mbronte.
Jam i bindur që asnjë Teatër në botë nuk e ka pasur atë, fat, dhe as në njëmijë vitet e ardhëshme nuk do ta ketë. Teatër ku në shfaqen e fundit drama nga fiksion u bë e vërtetë.
Ai prandaj do të hyjë në historinë e artit botëror për turpin e atyre që e prishën, turpin e atyre që nuk e mbrojtën, turpin e atyre që bënin sikur do ta mbronin, por i ngulnin thikën nga prapa, për ata që bashkëpunuan me djegjen e Reishtagut dhe tani nëpër televizione bëjnë sikur ishin pjesë e mbrojtësve”, shkruan Fuga. (TemA)
---- ----
-----