
Policia e Prizrenit ka njoftuar se sot i dyshuari L.K është arrestuar pasi që në shtëpinë e tij në Suharekë i është gjetur një sasi e madhe e armëve.
Sot, në bazë të Urdhëresës së Gjykatës Themelore të Prizrenit njësiti i hetimeve të policisë në Suharekë së bashku me njësit tjera policore kanë kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit L.K i lindur në vitin 1978 në Suharekë.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe janë sekuestruar:
1.Një pushkë automatike AK-47
2. Një pushkë Gjuetie ,Zbrojovka Brno
3. Një pushkë gjuetie, Sarsilmaz Silah sanay-duzce,Model 2803-12GGA26
4.Një pistoletë ajrore RWS cal.4.5mm
5. Dy karikator te AK-47
6. Shtatëmbëdhjetë (17) fishek te pushkës se gjuetisë GA-12
7. Njëzeteshtatë(27) fishek te cal.7.62
8.Pjesë te pistoletës ajrore Umarex12gCO-Bulb
9.Diabolla pro magnum cal.4.5, 300 copë
10. Dy rrethator për vendosjen e di bollave
11. Një mbajtëse fishekësh për pushkë gjuetie.
Sipas policisë i dyshuari është i njohur si recidivist i këtyre veprave penale, ku lidhur me aktivitetin e tij kriminal falë ndihmës së qytetarëve është ndaluar I dyshuari nga ana e policisë.
Rasti po hetohet së bashku me Prokurorinë e Shtetit dhe me aktvendim të prokurorit te shtetit i dyshuari është ndaluar në mbajtje në afat prej 48 orë./21Media
The post Arsenal armësh në shtëpinë e 42 vjeçarit appeared first on RTV21.