Ballina Showbiz Arriti “rekord” klikimesh, Don Xhoni bën kërkesën e pazakontë për “TikTok”

Arriti “rekord” klikimesh, Don Xhoni bën kërkesën e pazakontë për “TikTok”

65
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Reperi i njohur, Don Xhoni duket se po shijon kulmin e suksesit. Ai bëri namin në emsionin “Gjoni Black” të Meriton Mjekiqit, pasi freestyle “Make a pose” u bë mjaft virale në rrjet duke thyer kështu kufijtë.

Në TikTok u krijua një trend me këtë “freestyle”, ku persona të ndryshëm në botë publikonin video ku hapnin sfida me kërcimin e Don Xhonit.

Së fundmi, reperi ka publikuar një foto ku shihet numri i klikimeve të marra nga përdoruesit e këtij aplikacioni, plot 312 milionë dhe gjithashtu iu drejtua me një kërkesë “TikTok-ut”, duke i kërkuar me shaka paratë e tij.

“Tik Tok where is my money?”, ka shkruar Don Xhoni.

Kujtojmë se së fundmi reperi publikoi projektin e parë muzikor për këtë vit, të titulluar “Maffia”. Muzika është realizuar nga producenti Rrzon, ndërsa ‘beat’-i nga: Rrzon, Pllumbi dhe Torch Music. Ndërkohë për tekstin është kujdesur vetë reperi. Klipi i këngës është realizuar në Kosovë nga produksioni Sekuencë Studio./abcnews.al

The post Arriti “rekord” klikimesh, Don Xhoni bën kërkesën e pazakontë për “TikTok” appeared first on Abc News.

---- ----
-----