
Sipas raportimeve, Kurti dhe deputeti Hoxha e arritën marrëvshjen në një takim të zhvilluar në Prishtinë.
Edhe pse detajet e marrëveshjes nuk janë bërë ende të ditura, zyrtarë të Partisë Unike të Granëve kanë bërë të ditur se deputeti Hoxha ka reflektuar, duke pasur parasysh gjendjen e rëndë në të cilën gjendet vendi si pasojë e pandemisë.
“Për shkak të gjendjes së rëndë me pandeminë dhe ekonominë dhe duke mos dashur të bllokojmë krijimin e institucioneve nuk dëshirojmë ta dërgojmë vendin në zgjedhje. Prandaj, do të marrim pjesë në seancën ku do të votohet për zgjedhjen e presidentit”, raportohet të jetë shprehur zyrtari i kësaj partie.
Po ashtu, Kurti dhe Hoxha kanë pasur edhe një takim të shtunën që nuk pati rezultat për marrëveshjen. Raportohet se kërkesat e kreut të partisë së goranëve për ta dhënë votën për kandidaten për presidente ishin modeste dhe kishin të bëjnë me disa poste në kabinetin qeveritar.
Me votën e siguruar nga deputeti i partisë së goranëve, pritet që në vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit, të parashikuar për sot në orën 17:00, të marrin pjesë 83 deputetë.
Ndërsa, votën në kuti pritet ta hedhin 80 prej tyre, pasi tashmë dihet se tre deputetë të LDK-së, Agim Veliu, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj, edhe do të jenë në seancë nuk do ta hedhin votën e tyre në kuti, ashtu siç kanë vepruar edhe të shtunën. /abcnews.al/
The post “Arrihet marrëveshja me deputetin Hoxha, Kurti i siguron Vjosa Osmanit votën e 80-të” appeared first on Abc News.