Ballina AKTUALE Arrihet marrëveshja e koalicionit në Preshev mes LR-PDSH, PVD dhe PDSH-së

Arrihet marrëveshja e koalicionit në Preshev mes LR-PDSH, PVD dhe PDSH-së

736
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Arrihet marrëveshja e koalicionit në Preshev mes LR-PDSH, PVD dhe PDSH-së

Javët e kaluara në politikën lokale në Preshevë kishin ndodhur shum të papritura, ku filloi me dorëheqjen nga pozita e kryetarit të kuvendit të Sami Salihut dhe njëkohësisht prishjen e koalicionit me APN, e pastaj edhe daljen nga partia e APN-së e zv/kryetarit Armend Aliu.

Këtë javë filluan me bisedime opozita e PDSH dhe PVD me LR-Pdsh, ku fillimisht nuk po pajtoheshin po tani duke se zyrtarisht kanë nënshkruar marrëveshjen për koalicion të tre subjektet politike, kështu që APN pritet të jetë në Opozit.

Marrëveshja është nënshkruar ashtu që pozitat janë:

Sami Salihu kryetar i komunës dë Preshevës (LR-PDSH)

Ragmi Mustafa kryetar i kuvendit të Preshevës kurse PVD do të marrë pjesë në drejtorit udhëheqëse të intitucioneve komunale.

Kryetari në detyrë i kuvendit Sami Salihu vetëm se ka thirrur seancë të kuvendit komunal të Preshevës, me pikë të rendit të ditës:

Shkarkimin e kryetarit të komunës Shqiprim Arifi dhe bashkëpuntorëve të tij.

, ku më e njohura ishte kur Salihu i tha Mustafës: “Edhe të gjitha banesat po t’i shitësh nuk do mundesh ta prishësh koalicionin mes APN dhe LR”, mirëpo ndodhi ajo se Sami Salihu me vetëdëshir e iniciativ prishi koalicionin dhe do të formojë udhëheqësit e rinj të institucioneve sëbashku me PDSH. /BujanociNet/

---- ----
----
-----
-----