Ballina Lajme nacionale Arrestoi nipin e dehur të ish-ministrit/Si u hoq nga puna pas 17...

Arrestoi nipin e dehur të ish-ministrit/Si u hoq nga puna pas 17 vjetësh polici për të punuar si shofer bulmeti (EMRI)

22
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------

Në një shkrim të titulluar “I ndershëm në Shqipëri”, gazetarja Anila Hoxha ka rrëfyer edhe historinë e një ish-polici të quajtur Artan A, i cili pas 17 vitesh në radhët e policisë, shoqërimi i nipit të dehur të një ish-ministri, do i kushtonte karrierën dhe të gjithë sakrificat që ai kishte kaluar me uniformën blu.

“Ky ish polici polic quhet Artan A. Punoi 17 vjet në radhët e policisë së fundmi ishte tek Shqiponjat në Tiranë. Iku prej andej sepse në ndërhyrjen e fundit shoqëroi nipin e dehur të një ish ministri, i cili i hëngri kokën”, shkruan gazetarja në reagimin e saj.

“Ditën që ndodhi kjo, ne i kërkuam shtetasit dokumentat, ai tha do ua bëj siç ua bënë policëve në Elbasan. U nxeha kërkova përforcime dhe e përcolla në komisariat. Qytetari nuk firmosi asnjë pretendim për dhunë, dhe më pas ai u lirua. Por pesë ditë më vonë ai dorëzoi një akt ekspertizë me shenja nga prangat në duar, kjo u pa si dhunë dhe sjellje e pahijshme dhe aktualisht jam nën hetim “. Artan A. e bën këtë rrëfim me fund të shpirtit jo sepse dëshiron të kthehet më në polici, por sepse ndihet i pavlerësuar, i hedhur poshtë, i tradhtuar nga eprorët, i pambrojtur, ndonëse ishte një shërbëtor i verbër i shtetit të tij. ”Sepse jam i pafajshëm dhe sepse kam bërë armiq në emër te shtetit tim, i cili me ktheu kurrizin!” .

“Jetoj me qira dhe muajt e parë ishin të vështirë, sepse kur je polic që e do policinë, të ngjan sikur të kanë shkulur zemrën “ thotë Artani. Ai punon shofer dhe shpërndan produkte bulmeti dhe unë u njoha me të në një dyqan, shkruan Hoxha.

Ai më tha, vijon gazetarja, se policin nuk e duan , “isha nga ata që edhe po të vritesha për vendin tim, s’do më vinte keq për jetën, por për familjen”.

 

---- ----
-----