
Autoritetet spanjolle publikuan sot pamje të aksionit për kapjen e një terroristëve më të kerkuar të ISIS në Evropë. Pas aksionit në Almeria burimet vendase thonin se i shumë-kërkuari është egjiptiano-britaniku Abdel-Majed Abdel Bary.
I dyshuari i rrezikshëm Abdel-Majed Abdel Bary është një ish-reper nga Maida Vale në Londër, që ka pasur disi sukses me muzikën e tij ku edhe janë luajtur në rrjetin BBC Radio.
Ai ishte fotografuar në vitin 2015 duke pozuar me një kokë të prerë, në formë kërcënimi. Në deklaratën e policisë spanjolle thuhej se i arrestuari është egjiptian por nuk njoftohet identiteti i tij. Ata shtojnë se i dyshuari është i një profili të lartë dhe ka prodhuar “përmbajtje të dhunshme audio-vizuale”.
“Si pjesë e karrierës së tij në ISIS, ai është përfshirë në disa media audiovisuale dhe shtypin e shkruar, ku ka përshkruar aktivitetin në organizatën terroriste me imazhe të rënda dhe krime nga zonat e konfliktit.”