Ballina Lajme Bota/Rajoni Arrestohet terroristi i ISIS-it, transportohet me “kamion” për shkak të peshës (Foto)

Arrestohet terroristi i ISIS-it, transportohet me “kamion” për shkak të peshës (Foto)

12
SHPËRNDAJE

Anëtari i “Shtetit Islamik”, Abu Adbul Bari është arrestuar këtë javë në Mosul. Mirëpo, ky lajm nuk do të ishte kaq interesant, po të mos ishte pesha e madhe e tij, 250 kilogramë, çka i shkaktoi “paksa problem” autoriteteve të sigurisë.

Abu Abdual Bari, i njohur si Shifa al-Nima është aq i rëndë, saqë forcat speciale u detyruan ta vendosin në bagazh për ta transportuar për në stacionin e policisë.

Siç raportojnë mediat irakiane, ai është zyrtar i lartë i ISIS-it i cili në kohën kur kjo organizate ishte në krye të “zgjerimit” të saj.
“Ai është përgjegjës për vrasjen e burrave, grave dhe fëmijëve. Ai ka përdhunuar dhe vrarë”, ka deklaruar Macer Gifford, njëri nga luftëtarët që ka marrë pjesë në çlirimin e Raqqas.

-----