Ballina Lajme vendore Arrestohet pakistanezi në Bujanoc, për posedim të lëndëve narkotike

Arrestohet pakistanezi në Bujanoc, për posedim të lëndëve narkotike

318
SHPËRNDAJE
Foto: Google

Ministria e Punëve të brendëshme ka njoftuar se sot në Bujanoc kanë arrestuar një person pasi te i njejti ju është gjetën 20 gram marihuanë në një qese të “smokit” që kishte me veti, jozyrtarisht kanë mësuar bujanovaçke nga burime të afërta me policinë.
Bëhet fjalë për një shtetas pakistanez 28-vjeçar që së pari kisjte tejkaluar kohën e lejuar për tu larguar nga Qendra e Pranimit në Bujanoc, për këtë të së cilës wshtw alarmuar edhe policia.
Ai së shpejti është lokalizuar ne qytet, ku është dërguar në qendrën e pranimit dhe para se të hyjë brenda policia ka kryer një kontrollë tek i cili janë gjetur disa pako marihuanë në një pako te smokit që pakistanezi kishin me veti.
Atij i është shqiptuar mbajtja deri në 48 orë, pas së cilës do të procedohet tutje për posedimin e lëndëve narkotike, si dhe shkelje të masave shëndetësore në fuqi për të parandaluar përhapjen e virusit korona.
Mërgimtarët të vendosur në qendrat e pranimit nga 17 marsi iu janë kufizuar përkohësisht lëvizjet, dhe largimi nga qendra është i mundur vetëm në raste të arsyeshme, të tilla si shkuraja te mjeku, me lejen e veçantë të Komisariatit për Refugjatët./Bujanovaçka/

-----