Ballina AKTUALE Arrestohet nga EULEX-i Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinaj (Video)

Arrestohet nga EULEX-i Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinaj (Video)

160
SHPËRNDAJE

Sot është bërë arrestimi i Kreut të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe zv.kryetarit të OVL-UÇK-së Nasim Haradinaj nga njësitet speciale të EULEX-it.

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj është arrestuar nga Policia e EULEX-it.

Para mediave, Nasim Haradinaj ka thënë se hetuesit e Speciales i kanë thënë se është i arrestuar.
Haradinaj nuk ka pranuar që të futet në veturën e hetuesve të Speciales dhe ka pritur derisa kanë ardhur pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Ndryshe, edhe kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati sot është arrestuar nga Policia e EULEX-it. Ndërsa, një ditë më parë është arrestuar edhe ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa dhe është dërguar në Hagë.

-----