Ballina Lajme nacionale Arrestohet fqinji, akuzohet për përdhunimin e një 12 vjeçareje

Arrestohet fqinji, akuzohet për përdhunimin e një 12 vjeçareje

25
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Gjykata e Kukësit i ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për një 45 vjeçar pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur.

Personi i arrestuar është identifikuar me inicialet N.E dhe ka shfrytëzuar gjëndjen e rëndë ekonomiko-sociale, në të cilën ndodhej familja e të miturës.

Mësohet se ai ishte fqinj me familjne e vajzës dhe besohet se abuzimi seksual ka vazhduar për gati dy vjet, pra në kohën kur e mitura ishte 10 vjeçe.

Familja e vajzës ka bërë kallëzim dhe fillimisht çështja ishte hetuar nga prokuroria e Shkodrës dhe më pas kjo prokurori ka shpallur moskopetencën duke ia kaluar prokurorisë së Kukësit dosjen për hetime të mëtejshme.

Kjo prokurori dy ditë më parë ka proceduar me arrestimin e personit me inicialet N.E dhe sot gjykata ka vendosur ta mbyllë në burg.

N.E, në asnjë moment nuk e ka pranuar akuzën, ndërsa rezulton se është i divorcuar. Familja e vajzës  jeton në Kukës në një varfëri ekstreme dhe ka 4 fëmijë./oranews

The post Arrestohet fqinji, akuzohet për përdhunimin e një 12 vjeçareje appeared first on RTV21.

---- ----
----
----- ----
-----