
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka reaguar pas lajmit për arrestimin e punonjësit të aeroportit të Rinas si bashkëpunëtor i grabitësve të 6 mln eurove pak kohë më parë. Përmes një njoftimi për mediat Krimet e rënda bëjnë me dije se nuk kanë dhënë asnjë njoftim për mediat lidhur me arrestimin e shtetasit H.K.
“Prokuroria e Krimeve te Renda nuk ka dhene asnje njoftim, e as ka pasur komunikim me median lidhur me arrestimin e shtetasit H. K. ne kudrin e procedimit penal te vjedhjes se Rinasit, veç njoftimit zyrtar te policise, qe eshte bere me dijenine dhe miratimin e saj”, thuhet në njoftimin e Krimeve të Rënda.
Hasan Kanaçi 48 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë u arrestua sot teksa në banesë ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme vlerë monetare në valutë dhe në lekë.