Ballina Lajme nacionale Arrestimi i zyrtarëve të PD, Basha: Bilanc regjimesh represive, Rama në panik...

Arrestimi i zyrtarëve të PD, Basha: Bilanc regjimesh represive, Rama në panik total për…

17
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ashtu siç kishte lajmëruar mbajti paraditen e sotme një konferencë për mediat, ku dënoi si luftë të pastër politike, arrestimin e disa zyrtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike në Librazhd.

“Këto veprime janë reprezalje të hapura ndaj kundërshtarëve dhe qytetarëve që protestojnë kundër regjimit të Edi Ramës. Ato vijnë pas arrestimeve dhe ndalimeve të 500 mbështetësve të opozitës. Mbeten akoma në burg në mënyrë të paligjshme mbi 50 qytetar.

Ky është bilanc regjimesh represive dhe jo të një vendi evropian. Sistemi i drejtësisë është shpartalluar, Parlamenti është shpartalluar. Edi Rama ka vendosur në Shqipëri një pushtet autokratik jashtë Kushtetutës. Pasi vuri në nën kontroll të gjitha pushtetet, tani po i përdor për të ushtruar dhunë ndaj kundërshtarëve.

Në këtë aventurë, Edi Rama mbështetet nga Sandër Lleshaj dhe Arta Marku.

Ju bëj thirrje policëve dhe prokurorëve që e ndjenë veten pjesë të ligjit që të mos u binte urdhrave të paligjshme të autokratit të inkriminuar, Edi Rama”, tha Basha.

Mes të arrestuarve nga policia ditën e sotme janë edhe Kryetari i Degës së PD-së Librazhd, Bujar Vreto 48 vjeç, si dhe ish-deputeti Aurel Bylykbashi 53 vjeç. Po ashtu edhe sekretari i Degës së PD-së në Librazhd E.Gurra 32 vjeç.

-----