
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të zhvillojë në orën 12 një takim me aleatët, ndërs anë orën 18:00 do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme të kryesisë, Grupit Parlamentar, Kolegjit te Kryetareve dhe Kryetareve te Bashkisë.
Burime nga PD bëjnë me dije se objekt i këtij takimi do të jetë caktimi i detajeve te vijimit te aksionit politik, si dhe reagimi i PD pas arrestimeve politike te drejtuesve te PD ne qarkun Elbasan.