
Mediat greke shkruajnë se policia helene ka arritur të arrestojë shqiptarin e tretë të arratisur nga burgu në Athinë. Bëhet me dije se ai është një shqiptar 35-vjeçar, identiteti i së cilit nuk bëhet me dije.
Policia Kriminale në Atika tha se në pranga ka përfunduar edhe i arratisuri i tretë, një person me rrezikshmëri të lartë. Ai u kap në një rrugë në New Smyrna. Shqiptari u kap disa ditë pas arratisjes, kurse bëhet me dije se ai nuk ka bërë rezistencë gjatë ndalimit.
Disa ditë më parë u arrestuan 2 pjestarë të tjerë të grupit, që u arratisën mëmngjesin e 3 qershorit, ndërsa tashmë në arrati është “Titi”, autori i vrasjes së kuzhinierëve në Kesariani në vitin 2012, i cili konsiderohet nga policia si më i rrezikshmi.
Shqiptarët u arratisën nga një burg në Athinë, të hënën. Policia greke ka thënë se është afër arrestimit edhe të arratisurit të katërt.