Ballina Lajme Bota/Rajoni Armenia e akuzoi Azerbajxhanin për krime lufte në Karabak të Sipërm

Armenia e akuzoi Azerbajxhanin për krime lufte në Karabak të Sipërm

21
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Erevan, 19 mars – Armenia sot e akuzoi Azerbajxhanin se ka kryer krime lufte në konfliktin mes dy vendeve të Kaukazit në rajonin separatist Karabak i Sipërm.

Akuzat vijnë të njëjtën ditë kur organizata joqeveritare Hjuman Rajst Uoç e publikoi raportin në të cilin thuhet se ushtria e Azerbajxhanit “ ka keqpërdorur pengjet armene të ushtrisë duke vepruar me ta në mënyrë të ashpër dhe poshtëruese dhe duke i maltretuar ata”.

Organizata joqeveritare i bëri thirrje Bakut zyrtar që “menjëherë t’i lirojë të gjithë të burgosurit, civilët dhe ushtarët armenë”.

Zëdhënësja e diplomacisë armene, Ana Nagdalian, u përgjigj se raporti dëshmon se Azerbajxhani ka kryer “ krime të mëdha lufte” kundër të burgosurve armenë.

“Raportet tregojnë se bëhet fjalë për maltretim sistematik dhe torturë ndaj të burgosurve armenë”, tha ajo, duke shtuar se borxhi i tyre paraburgim mund të konsiderohet si “krim mbi njerëzimin”.

Baku i mohon akuzat dhe thotë se të gjithë të burgosurit ishin liruar dhe kthyer në Armeni.

Ministri i Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit, Xhejhun Bajramov të mërkurën deklaroi se vendi i tij nuk i konsideron si pengje ushtarake personat e marrë peng pas nënshkrimit të armëpushimit në nëntor të vitit 2020.

Ndërprerja e zjarrit, me ndërmjetësim të Moskës, pas gjashtë javëve luftime në të cilat humbën jetën më shumë se 6.000 persona, Armenisë i solli shumë humbje territoriale dhe shpërndarje të paqeruajtësve rusë në palën armene.

Amnesti Interneshënëll në dhjetor të vitit 2020, i bëri thirrje Bakut dhe Erevanit që t’i hetojnë krimet e luftës të bëra në të dyja anët.

Armenia ende nuk ka filluar kurrfarë hetimi, ndërsa Azerbajxhani në dhjetor arrestoi dy ushtarë të tij të akuzuar për përdhosje të trupave të ushtarëve armenë.

The post Armenia e akuzoi Azerbajxhanin për krime lufte në Karabak të Sipërm appeared first on KOHA.

---- ----
-----