Ballina Lajme Bota/Rajoni Armata izraelite ka shkatërruar 15 kilometra tunele të Hamasit në Gazë

Armata izraelite ka shkatërruar 15 kilometra tunele të Hamasit në Gazë

26
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Jeruzalem, 17 maj – Në sulme të fuqishme ajrore ndaj Rripit të Gazës, armata izraelite ka shkatërruar 15 kilometra tunele nëntokësore të Hamasit.

“Sulmi ishte pjesë e operacionit më të gjerë të IDF-së (forcave mbrojtëse izraelite) që t’i shkaktohet dëm i madh sistemit nëntokësor të organizatave terroriste në Rripin e Gazës”, kumtoi ushtria izraelite, e cila tunelet i ka quajtur “hekurudhë nëntokësore”.

Ushtria po ashtu kumtoi se mbrëmë janë sulmuar shtëpi të nëntë komandantëve të Hamasit.

Tani për tani nuk ka informata për viktima në sulmet e fundit.

Është sulmuar edhe qyteti Ashkelon, por tani për tani nuk ka informata më të hollësishme

The post Armata izraelite ka shkatërruar 15 kilometra tunele të Hamasit në Gazë appeared first on KOHA.

---- ---- ----
-----