Ballina Sport Armando Duka del hapur në fushatë: Me PD do kemi më pak...

Armando Duka del hapur në fushatë: Me PD do kemi më pak kulla e më shumë hapsira për ambjente sportive

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Presidenti i FSHF-së Armando Duka ka dal haptzi duke bërë fushatë në mbështetje të PD-së, ku vëllai i tij Agron Duka kandidon i dytë në qarkun e Durrësit.

Edhe pse në shkelje të ligjit, Armando Duka ka pritur sot në takim Arben Tafajn një nga drejtuesit e Partisë Agrare.

“Të gjelbrën dhe ambjentalizmin, me sportin nuk i ndan asgjë!
Sot me Presidentin e Federatës së Futbollit Shqiptar Z. Armando Duka lidhim “besa-besë”:

Me NE nesër në pushtet, më pak kulla dhe beton, e më shumë hapsira të gjelbërta për ambjente sportive. Ku rinia krahas ngritjes cilësore të futbollit shqiptar së pari t’i shërbejë vetvetes, me më shumë ajër, dritë dhe jetë, larg sjelljeve dhe veseve të këqija!
Më 25 prill….
FITON SHQIPËRIA
#Fiton edhe ti”, shkruan Tafaj.

Kujtojmë që statuti i FSHF-së e ka të ndalur përfshirjen e drejtuesve të këtij institucioni në fushata zgjedhore.

Megjithatë, Armando Duka ka vendosur ta shkel më të dyja këmbët statutin e Institucionit që ai drejton, pasi dhe pak javë më parë ai ishte në fushatë me vëllain e tij. (TemA)

---- ----
-----