Ballina Sport Armand Duka sulmon Fidel Yllin: Kërkon të marri benefit politik, është fshehur...

Armand Duka sulmon Fidel Yllin: Kërkon të marri benefit politik, është fshehur për 7 vite

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Presidenti i Federatës shqiptare të futbollit, Armand Duka ka folur në një intervistë për News 24 duke komentuar ndalesën e futbollit. Në fjalën e tij numri një i futbollit shqiptar deklaroi se Fidel Ylli nuk ka dhënë ende përgjigje edhe pse është njohur me kërkesat e Ligës dhe i ka mbështetur ato. Duka komentoi gjithashtu edhe deklaratën e Safet Gjicit, stadiumin e Kukësit si dhe ekipin Kombëtar.

“FIFA dhe UEFA duke qenë institucione botërore dhe europiane të drejtimit të futbollit padyshim që do ta mbështesin zhvillimin e tij, padyshim që do mbështesin aktorët e futbollit, do të inkurajojnë në rastin konkret qeverinë shqiptare që të krijoj bazë ligjore apo kushte optimale për zhvillimin e lojës.

I dërguari i partisë për këtë çështje mund të jetë anonim në lidhje me sportin sepse realisht unë dhe i gjithë komuniteti sportiv e ka mbështetur tetë vite më parë Fidelin për të qenë pjesë e politikës me gjithë ato premtimet dhe trumbetimet e tij se do bënte shumë për sportin në Shqipëri por u fsheh për 7 vite dhe u rishfaq sot mbase për të marrë ndonjë benefit politik përsëri përmes sportit. E mira është që ta ndihmojmë sportin dhe jo të kërkojmë benefite politike siç kërkon të bëj Fideli sot i cili ka zhvilluar na dy takime me ne dhe vazhdon të marrë kohën e vet dhe uron zotin që konflikti të zgjas sa më shumë”

Deklarata e Safet Gjicit? “E kam takuar edhe personalisht dhe është në një linjë me presidentët e tjetër, por është kundër bojkotit, por nuk heq dorë nga këto kërkesa që janë jetike për sportin. Edhe Kukësi e ka mbështetur këtë nismë, por ndryshon mënyrë e bojkotit”.

Stadiumi i Kukësit? “Ne kemi marrë përsipër të financojmë 50-50 me Qeverinë dhe presim që Qeveria të kalojë pjesën e vetë dhe ne të vazhdojmë punimet. Nëse Qeveria nuk akordon fondin edhe ne do të qendrojmë në një linjë me Qeverinë”.

Anullimet e miqësores? “Është  e vështirë të luash futboll në këtë kohë nga pandemia. Për ironi të fatit ne keme luajtur në vende që nuk kanë qenë të qeta. Luajtëm në Bjellorusi që kishte protesta dhe ne fituam. Do të luajmë në Kazakistan dhe atje ka protesta e ne shpresojmë që të dalim sërish me rezultat pozitiv”.

Po të shikojmë rivalët në grup ne jemi më favoritët. Pësuam një humbje ndaj Lituanisë pasi menduam se ishim më të mirët, por nuk doli kështu. Nëse gjithçka shkon mirë me lojtarët e rinjë që janë afruar e mendoj se do të dalim me rezultat pozitiv.

Ne po mendojmë për kualifikueset e radhës dhe Euro 2024 është objektivi më I arritshëm e për këtë arsye ne po përgatitemi që të kemi një skuadër gati”, u shpreh Duka.

---- ----
----
----- ----
-----