Ballina Sport Armand Duka bën fushatë politike kundër qeverisë: Mënyra e drejtimit të sportit...

Armand Duka bën fushatë politike kundër qeverisë: Mënyra e drejtimit të sportit nga shteti e turpshme

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka mbajtur një fjalim në hapjen e Asamblesë së Përgjithshme ku do të ketë disa ndryshime në statut dhe shumica e tyre janë skandaloze, pasi të gjitha janë në favor të Dukës.

Në fjalën e tij hapëse, Duka e shfrytëzoi në mënyrë të turpshme për t’i shërbyer politikisht partive të opozitës ku bën pjesë dhe vëllai i tij, duke sulmuar qeverinë shqiptare.

“Kemi marrë një premtim pozitiv nga Qeveria. E deklaroj publikisht se miratimi i Ligjit të Sponsorizimeve sipas propozimit tonë do bëjë të funksionojë sportin dhe do hapë faqe të re për këtë. Në pak vjet sporti do kthehet në ekonomi të fortë që gjeneron të ardhura dhe jo në një lypsar të rëndomtë që shtrin dorën për të mbijetuar.

Nuk kërkojmë lëmoshë por atë që na takon, ne dhe gjithë fëmijëve në Shqipëri. Futbolli kontribuon me rreth 45 milion euro në ekonomi. Të dhënat tona janë një pjesë e realitetit, ku nuk përfshihen mijëra të rinj që janë përfshirë në eventet tona.

Po punojmë për implementimin e projektit për 100 fushat. Jemi të vetëdijshëm se duhet shumë inpenjim. Qeveria nuk ka dënjuar as ta lexojë projektin tonë, por Ministria jonë e famshme e Arsimit është nxituar të na kthejë përgjigje negative. Ne do vazhdojmë projektin dhe meqë qeveria nuk përgjigjet ne do e mbështesim me 50 përqind.

Çdo klub, individ që do të bëjë një fushë të re standarte do mbështete me kujdes. Mënyra shtetërore e drejtimit të sportit është e turpshme dhe më e turpshmja e 30 viteve të fundit. MAS i  Qeverisë Rama e theu rekordin e MTKRS të asaj paraardhëse, me dy gërma më pak e shumë  kilometra diferentizëm më shumë”, deklaroi Duka. (TemA)

---- ----
----
----- ----
-----