Ballina LifeBizare Arjeta Dhima kalon kufijtë, ventrilokuistja e parë shqiptare befason SHBA-të (Fotot)

Arjeta Dhima kalon kufijtë, ventrilokuistja e parë shqiptare befason SHBA-të (Fotot)

98
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Arjeta Dhima është ventrilokuistja e parë shqiptare, e cila mbrëmjen e djeshme ka performuar për publikun amerikan. Ajo ndodhet në konferencën e ventrilokuistëve në Vent Hanen Kentucky të SHBA-së, ku ndodhen pjesëmarrës nga e gjithë bota.

Me një teknikë të shkëlqyer, Arjeta ia ka dalë që të japë një performancë fantastike në gjuhën angleze.

Për herë të parë, personazhet e dashur për publikun shqiptar, Xha Teli & Sindi, kanë dalë para një publiku mjeshtrash. Kjo performancë është pritur mirë nga të gjithë dhe Arjeta është duartrokitur pafund nga publiku që ndodhej në sallë.

Çfarë aktiviteti është ky?

Është konferenca e vetme e ventrilokuistëve të të gjithë botës, e cila zhvillohet çdo vit në Kentucky, USA. Pjesëmarrja është fantastike, sepse mëson nga profesionistët me nga 45 vite karrierë në ventrilokuizëm. Ishte fat që unë dhe kukullat e mia të dashura Sindi dhe Xha Teli të ishim pjesë e një eventi të tillë.

Si u ndjeve atje?

Ndjenjat nuk përshkruhen lehtë, por mund të them se ishte një emocion i veçantë, pasi duhet të performoja dhe mbi të gjitha performoja në ventrilokuizëm në anglisht.
Më të vështirë e pati Xha Teli, i cili dinte të thoshte vetëm një fjali.

Risitë që sjell aktiviteti?

Në konferenca të tilla ti duhet të shkosh me pritshmëri, të cilat mund ti zhvillosh pasi të kthehesh. E para mëson nga njerëz që kanë një jetë që zhvillojnë dhe praktikojnë këtë art. Ke mundësi të ndash eksperiencat dhe vështirësitë e ventrilokuizmit. Të shikosh mundësinë se si të shtosh vlerë tek vetja dhe tek të tjerët Për mua e gjitha ishte një risi e mrekullueshme. Unë dhe kukullat takuam miq dhe mikesha të reja nga vende të ndryshme të botës.

Çfarë do presim kur të kthehesh në Shqipëri?

Kjo është pyetje 100000$. (qesh)
Është herët për të ekspozuar dhe bërë publike planet. (Le të shpresojmë që do te kemi shumë gallatë së shpejti)

Disa nga personalitetet më në zë të ventrilokuizmit?

Aaaa janë pafund. Amerika e ka shumë të zhvilluar ventrilokuizmin. Një nga talentet e momentit është Darcy Lin. Më tej përmend: Darcy Lynne, Jeff Dunham
Paul Zerdin, Nina Conti, Tarry Fator etj.

---- ----
----
-----
-----