Ballina Lajme nacionale Arjan Vasjari-Ramës: Duhet ta kishit shkarkuar Vangjush Dakon!

Arjan Vasjari-Ramës: Duhet ta kishit shkarkuar Vangjush Dakon!

74
SHPËRNDAJE

Për kryeministrin Rama, kjo dosje është mbajtur për shantazh, sepse ata që duan sot revolucion janë të kërcënuar nga Reforma në Drejtësi. Madje, shefi i qeverisë shqiptare shkoi edhe më tej, duke thënë se ajo do të zbatohet dhe nuk ka asnjë hap pas.

Ndërkohë, analisti Arjan Vasjari, duke iu drejtuar kryeministrit bëri komentet e tij dhe tha se “Dako duhet të kishte ikur shumë më parë, por dosja mbetet”.

Përsa i përket Dakos, Vasjari tha se Dako duhet të kishte ikur 6 muaj më parë, kur dolën përgjimet. Madje, si kryeministër, duhet ta kishit shkarkuar Dakon si kryetar bashkie.

Ndërsa Rama tha se nuk mund të veprohej, kur ka ca biseda pa pikë lidhje dhe të marra copë-copë e bashkuar në një të vetme, por pranoi anën morale të çështje.

-----