Ballina AKTUALE Arifi uroi Kurtin për fitoren e tij në zgjedhje

Arifi uroi Kurtin për fitoren e tij në zgjedhje

124
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, uroi Albin Kurti, udhëheqësin e lëvizjes Vetëvendosje, për fitoren e kësaj partie në zgjedhjet parlamentare të Kosovës.

Arifi vlerësoi se zgjedhjet e mbajtura dje ishin demokratike dhe se “populli i Kosovës demonstroi sjellje dinjitoze qytetare”.

Urimt nga Arifi ju dhanë gjithashtu edheVjosa Osmanit, presidentes në detyrë të Kosovës, e cili ishte njëherit edhe kandidat për deputet në Listën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura të dje në Republikën e Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit fitoi, duke fituar rreth 48 përqind të votave, ende nuk jan numruar edhe votat me kushtë dhe të ardhura me postë nga mërgimtarët.

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se rezultatet e zgjedhjeve të së Dielës në Kosovë ishin një “referendum për drejtësinë” dhe se dialogu me Serbinë do të ishte “përparësia e pestë ose e gjashtë” e qeverisë së re, pasi që si përparsi të parë ka vendosur luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit dhe punsimin e qytetarëve.

---- ----
----
----- ----
-----