Ballina AKTUALE Arifi: E para pas 20 vjetëve Qeveria Kurti që i ka dhënë...

Arifi: E para pas 20 vjetëve Qeveria Kurti që i ka dhënë ndihmë me 500 mijë euro Luginës së Preshevës

156
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kryetari i Preshevës Shqiprim Arifi, ka folur për ndihmën e ndarë nga Qeveria e Kosovës në vlerë prej 500 mijë euro për përballimin e situatës me pandeminë Covid-19.

Arifi në një lidhje direkte në emisionin special në Klan Kosova shpjegoi se si do të ndahen këto mjete.

----

 

“Ne sot kemi pranuar në nën llogari tona 200 mijë euro për komunën tonë. 200 mijë euro janë ndarë edhe për komunën e Bujanovcit dhe 100 mijë euro për komunën e Medvegjës. Këto mjete i kemi dedikuar për një projekt që do të quhet “Presheva 2020” “.

“Ne i kemi grumbulluar 760 mijë. Këto mjete do të shkojnë për bizneset mikro, pastaj parashihet që të rriten edhe pagat për Shtëpinë e Shëndetit. Gjithashtu do të ndahen edhe për pensionistët që kanë ndejtur 24 orë brenda shtëpive të tyre që gjashtë javë “.

Ai theksoi se kjo ndihmë është e para që një Qeveri e Kosovës ka dhënë për Preshevën.

“E para pas 20 vjetëve Qeveria Kurti i ka dhënë këtë ndihmë me 500 mijë euro, aq sa ka pasur mundësi, dhe i ka ndejtë Tani në këtë kohë krize kjo ndihmë është e mirëseardhur”.

I pari i Preshevës njoftoi e komuna që ai drejton ka qenë e para nga komunat në Serbi që i ka ndërmarr masat e nevojshme për parandalimin e Covid-19.

“Nuk ka dhënë Serbia ndihmë.Presheva është komuna e parë e cila ka marrë masa qysh në ditët e para, duke i mbyllur kafiteritë, edhe i kemi futur në karantinë. Jemi të parët, nuk kemi pasur ndihmë. Aktualisht nuk e kemi asnjë të infektuar

----- ----