Ballina Sport ‘Arena Kombëtare’ rrezikon të mos lincensohet nga UEFA

‘Arena Kombëtare’ rrezikon të mos lincensohet nga UEFA

42
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------

Stadiumi “Arena Kombëtare” rrezikon të mos lincesohet nga UEFA për ndeshjen kualifikuese me Islandën që do të zhvillohet më 10 shtator. Mësohet se qeveria e futbollit europian nuk do të jap dritën jeshile për lincesimin e impiantit të ri nëse nuk përfundon sheshi përpara stadiumit.

Faza e parë e punimeve tek shehi ka përfunduar, ku përfshihet shembja e objekteve përreth stadiumit. Por për fazën e dytë nuk është bërë akoma tenderi dhe dicka e tillë kërkon rreth një muaj kohë.

Në këto kushte bashkia e Tiranës dhe Fondi Shqiptar i zhvillimit kthehen në pengesë për FSHF-në që të realizoj ndeshjen e shtatorit në impiantin e ri. Punimet në “Arena Kombëtare” vazhdojnë me intesitet të lartë dhe gjithcka pritet të jetë gati në fillim te shtatorit nga firma ndërtues.

Në 5 gusht do të shtrohet tapeti, ndërsa në 15 gusht përfundon vendosja e të gjitha stolave. Ndërkohë sistemi i ndriçimit ka përfunduar.

Objektivi i Federatës Shqiptare të Futbollit ishte që ndeshja Shqipëri-Islandë të zhvillohej në “Arena Kombëtare”, por të detyruar nga rrethanat drejtuesit e FSHF do të zgjedhin stadiumin “Elbasan Arena”, i cili së bashku me “Loron Boriçin” janë dy impaintet e vetëm të lincensuar për ndeshjet ndërkombëtare./Ora News

The post ‘Arena Kombëtare’ rrezikon të mos lincensohet nga UEFA appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

---- ----
-----