Ballina Sport “Arena Kombëtare” nuk është gati as në shtator, ja njoftimi i UEFA-s

“Arena Kombëtare” nuk është gati as në shtator, ja njoftimi i UEFA-s

17
SHPËRNDAJE

Federata Shqiptare e Futbollit, kërkonte me çdo kusht që inaugurimi i “Arenës Kombëtare” në Tiranë, të bëhej në muajin shtator, pasi më datë 10 të muajit shtator do të zhvillohet sfida Shqipëri-Islandë.

Përkatësisht, ndeshja e raundit të pestë në grupin H, luhet në transfertë ndaj Francës, më 7 shtator, ndërkohë që ndeshja e gjashtë, luhet brenda, më datë 10 shtator ndaj Islandës.

Por, mesa duket edhe shtatori nuk është një mundësi reale. Diçka të tillë e konfirmon edhe vetë UEFA, ku në faqen e saj zyrtare në internet, është caktuar “Elbasan Arena”, si stadiumi ku Shqipëria do të presë Islandën në takimin e datës 10 shtator, që nis nga ora 20:45.

The post “Arena Kombëtare” nuk është gati as në shtator, ja njoftimi i UEFA-s appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.