Ballina AKTUALE Arbër Pajaziti:Në këtë datë historike, ndihemi faqebardhë

Arbër Pajaziti:Në këtë datë historike, ndihemi faqebardhë

45
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Sot, zyrtarë të APN-së, Arbër Pajaziti dhe Armend Aliu, përkujtuan dhe bënë homazhe tek lapidaret e varrezat e dëshmorëve tanë.

Arbër Pajaziti me një postim në rrjetin social facebook, mbi të gjitha shkroi:

Me shumë dhimbje dhe krenari sot përkujtuam 20 vjetorin e vrasjes së martirëve, vëllezërve Saqipi në Dobrosin si dhe 19 vjetorin e rënies së Besim Faikut në Tërrnoc!

Me plot dinjitet, krenari dhe lëvdata sot shënuam edhe 20 vjetorin e daljes në skenë të UÇPMB-së.

Në këtë datë historike për kombin tonë, veçmas për Luginën tonë të dashur, ndihemi faqebardhë për mundin, sakrificën dhe veprën e gjithë atyre që kontribuan për këtë tokë të të parëve tanë.

Gjaku dhe heroizmi i tyre do të jetë gurthemel për punë dhe angazhim për gjeneratën tonë dhe atyre që vijnë pas nesh.

Familjet e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës meritojnë lëvdata dhe përkulje për veprat e bijëve dhe bijave të tyre.

Lavdi jetës dhe veprës të çdo pjesëtari të UÇPMB-së!

---- ----
----
-----
-----