Ballina Lajme vendore Arber Pajaziti: Sot me kryetarin e komunës së Bujanocit diskutuam për gjendjen...

Arber Pajaziti: Sot me kryetarin e komunës së Bujanocit diskutuam për gjendjen në komunën tonë

284
SHPËRNDAJE

Kryetari i APN-së dega e Bujanocit , Arber Pajaziti, sot zhvilloi një takim me kryetarin e komunës së Bujanocit Shaip Kamberin.

Kryetari Shaip Kamberi tha:

Situata e jashtëzakonshme, përpjekja për të ruajtur çdo qytetarë tonin dhe beteja kundër virusit që po rrezikon botën, është përtej dallimeve dhe bindjeve politike.

Ajo kërkon bashkëkoordinim, solidaritet dhe mirëkuptim të ndërsjellë.

Në këtë drejtim zhvillova takim me kryetarin e degës së APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti.

Në takim përveç solidaritetit me situatën e krijuar u dakorduam që qytetarët janë shumë më shumë se sa votues dhe që jetërat e tyre janë shumë më shumë se sa bindje politike.

Luten qytetarët të rrespektojnë rregullat, të shtojnë kujdesin dhe të ulin panikun.

Kurse dhe kryetari i APN Bujanoc me një shkrim në facebook theksoi nevojën për të qenë bashk në këtë luftë

Postimi i plotë i Arber Pajazitit:

Sot takova kryetarin e komunës së Bujanocit, Shaip Kamberin, i cili njëkohësisht është edhe komandat i Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme.

Isha në zyren e tij. Diskutuam për gjendjen në komunën tonë si pasojë e virusit Covid -19.

I shpreha gatishmërinë e bashkëveprimit në çdo kohë për të tejkaluar sa me më pak pasoja këtë lloj pandemie.

Është koha që pa asnjë dallim politik ta dëshmojmë unitetin tonë.

Më tepër se kurrë kemi nevojë për njëri-tjetrin!

-----