Ballina AKTUALE Arber Pajaziti: Falenderime të përzemërta dhe respekte për Qeverinë e Kosovës në...

Arber Pajaziti: Falenderime të përzemërta dhe respekte për Qeverinë e Kosovës në krye me Albin Kurtin

83
SHPËRNDAJE

Pas ekzekutimit të mjeteve në llogaritë e Komunave Preshev, Medvegj dhe Bujanoc, Arber Pajaziti me një postim në facebook shprehu faleminderime dhe rrespekte për Qeverinë e Kosovës.

Më tej postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:

Mjetet e nevojshe në kohën e duhur.

Falenderime të përzemërta dhe respekte për Qeverinë e Republikës së Kosovës në krye me Albin Kurtin për hapin historik të ndërmarrë për ndarjen e mjeteve për Luginën.

Ky veprim na bëri të ndihemi krenarë se në këto periudha të vështira nuk jemi vetëm dhe se kemi një mbështetje të fuqishme të vëllazërisë sonë në Prishtinë.

Poashtu, duhet falenderuar edhe Ministrinë e Ekonomisë dhe Transfereve për efikasitetin e treguar me rastin e ekzekutimit të vendimit në fjalë.

Ky veprim demanton të gjithë ata që kanë shfaqur kritika në modalitetet e shpërndarjes së këtyre mjeteve.

Duhet kuptuar se kjo ishte një ndihmë emergjente për të luftuar pamdeminë dhe si e tillë edhe duhet të shfrytëzohet.

Një pjesë e popullatës tonë ka nevojë për bukën e gojës, dikush ka nevojë për mjekim, e dikush për t’i marrë këmbët në biznesin e shtrirë përtokë si pasojë e gjendjes së jashtëzakonshme.

Ne, gjithsesi kemi nevojë për ndihma afatgjate dhe të përhershme nga vijat buxhetore si nga Kosova ashtu edhe nga Shqipëria. Por, kur e kemi parasysh situatën edhe tek këto dy shtete, s’ka si mos të jemi falenderues deri në qiell për veprimin e tanishëm të Qeverisë Kurti.

Shpresojmë që si komb do ta mposhtim edhe këtë sfidë dhe se pas pandemisë do të jemi më të bashkuar!

❤️🇽🇰

-----