Ballina Showbiz Arbana Osmani ‘fundos’ Blendi Fevziun, shifrat e tregojnë qartë

Arbana Osmani ‘fundos’ Blendi Fevziun, shifrat e tregojnë qartë

139
SHPËRNDAJE

Rikthimi i Blendi Fevziut me librin e tij ‘Tirona e nonës’ në Panair, ka ngjallur mjaft kuriozitet, ndonëse një tjetër libër mjaft i komentuar është dhe ai i i një tjetër emri të njohur të ekranit, Arbana Osmanit. Kjo e fundit ka publikuar librin ‘Receta për 5 minuta’.

Po cili është libri më i shitur në panair?
Burimet thonë se është e vështirë të thuhet me saktësi, sidomos tani.

Kjo për shkak se botuesit japin shifra fiktive. Pas një muaji, kur dorëzohen faturat te tatimet, rezulton se numri është më i vogël.

Vetëm kur mbyllet panairi mund të ketë një bilanc paraprak. Numri zyrtar është ai që dorëzohet në Ministri të Financave, por sërish me rezerva.
Megjithatë burime të rezervuara thonë se sipas të dhënave të para, libri i Arbana Osmanit e parakalon atë të Fevziut.

Se kush do triumfojë në fund, ndoshta nuk do mësohet me saktësi, por për momentin duket se ‘Recetat’ janë shumë më mirë se ‘Nona’.

The post Arbana Osmani ‘fundos’ Blendi Fevziun, shifrat e tregojnë qartë appeared first on lajmi fundit – lajmi i fundit.

-----